Kavajë, arrestohet babai, kryente marrëdhënie me vajzën e mitur prej 4 vitesh
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kavajë, ku një 48-vjeçar dyshohet se prej katër vitesh kryente marrëdhënie seksuale me të bijën e mitur.
Policia bën me dije se policia e Kavajës, pas kallëzimit që vetë e bija 15 vjeçe ka bërë, duke deklaruar se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, e kanë vënë në pranga.
“Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur””, theksojnë uniformat blu.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Sakaq, vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.