Katër persona gjenden të vdekur në mes të Prishtinës, policia nis hetimet
Katër persona janë gjetur të pajetë në vende të ndryshme në Prishtinë.
Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen, ndërkohë Prokuroria thotë se po kryehen hetimet për të zbardhur rastet.
Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë së Prishtinës tha për mediat se trupat e pajetë të katër personave janë dërguar për autopsi që do të ndihmojë në hetime.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar, trupat e pajetë janë dërguar në IML për t’iu nënshtruar obduksionit, derisa rastet janë iniciuar si ‘hetim mbi vdekje’”, ka deklaruar ajo.