Kapet me armë zjarri 17-vjeçari në Vlorë, në kërkim edhe shoku i tij!

Aktualitet

Kapet me armë zjarri 17-vjeçari në Vlorë, në

Një 17-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi është kapur me armë zjarri.

Mësohet se është shpallur në kërkim dhe 19-vjeçari me iniciale E.Gj., pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me të riun për t'i gjetur armën, tip pushkë automatike. 

"Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, operacioni i koduar “The Passenger”, për goditjen e një rasti të tentativës për të shitur armë zjarri.

U kap në flagrancë me 1 armë zjarri automatike, të cilën dyshohet se do ta shiste në qytetin e Vlorës, vihet në pranga 17-vjeçari. Identifikohet dhe shpallet në kërkim 19-vjeçari që dyshohet se ka bashkëpunuar me 17-vjeçarin, për të siguruar armën e zjarrit.

Sekuestrohen arma e zjarrit automatike dhe 3 krehra. Në vijim të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në inteligjencën policore, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, organizoi dhe finalizoi operacionin policor “The Passenger”.

Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga një 17-vjeçar, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në bagazhin e një automjeti taksi, të cilin ky shtetas e kishte marrë për të udhëtuar drejt Vlorës, mes sendeve të tij personale, u gjet një armë zjarri automatike dhe dy krehra.

Në vijim të veprimeve për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi E. Gj., 19 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me 17-vjeçarin, për të siguruar armën e zjarrit, me qëllim shitjen në qytetin e Vlorës.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. Gj., u gjet një krehër arme, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit (pushkë automatike) dhe dy krehrit që transportonte 17-vjeçari.

Vijon puna për kapjen e shtetasit E. Gj. dhe për dokumentimin e plotë të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

ME TE LEXUARAT