Ja zona ku do të depozitohen mbetjet e 102 kontejnerëve, forca të shumta policie në terren

Aktualitet

Ja zona ku do të depozitohen mbetjet e 102 kontejnerëve, forca të

Anija turke “Moliva” me 2100 ton mbetje të dyshuara toksike është ankoruar në Portin e  Durrësit pas 11 ditëve qendirm në det të hapu.

Kontenierët me mbetje kthehen aty nga ku u nisën verën e këtij viti, në funksion të hetimit që autoritetet shqiptare nisën.

Hetimi nisi zyrtarisht nga prokuroria e Durrësit në 16 gusht, pas alarmit të dhënë nga organizata mjedisore amerikane Rrjeti i Aksionit të Bazelit (BAN).

Pas ankorimit pritet të nisë shkarkimi në kalatë i 102 kontejnerëve dhe më pas nën monitorimin e Policisë së Shtetit zhvendosja e tyre në vendin ku do të depozitohen, një territor i sekuestruar në periferi të Durrësit.

Ngarkesa me mbetje toksike do të depozitohet në një territor të sekuestruar pranë EcoParkut, ish-landfillit të Durrësit.

Anija me mbetjet e refuzuara nga autoritetet tajlandeze mbërriti në Durrës më 28 tetor. Ajo u la në radën e jashtme të portit detar në pritje të sigurimit të kushteve të kërkuara nga organi i akuzës durrsake për venddepozitimin e tyre që tashmë është përcaktuar gjithashtu, sipas burimeve të Top Channel.

ME TE LEXUARAT