Iu bë atentat te Liqeni, zbardhet dëshmia e administratorit

Aktualitet

Iu bë atentat te Liqeni, zbardhet dëshmia e administratorit

Administratorit të shkollës private në Tiranë qe ju bë atentat, 63 vjeçarit Lulëzim Masha ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve lidhur me atentatin që iu bë sot në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë ndërsa ishte duke lëvizur me makinën e tij tip “Benz”.

Administratori i shkollës private në Tiranë i ka parë lëvizjet e autorit, ndërsa në dëshmi ka thënë se ai nuk i ka folur fare por e ka qëlluar direkt. Në dëshminë paraprake, 63 vjeçari ka rrëfyer identitetin e autorit, por nuk dihet ende emri pasi ai nuk e ka njohur.

Autori ishte rreth 25 vjeç, nuk më foli asgjë, direkt qëlloi. Ishte me mjekër dhe si tip esmeri”, ka thënë Masha .

ME TE LEXUARAT