Investimi në Zvërnec, Rama: Gënjeshtër që investitorët e huaj vijnë të ndërtojnë vetëm për të pasurit! Nuk do punësohen të huaj

Aktualitet

Investimi në Zvërnec, Rama: Gënjeshtër që

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar debatin e ditëve të fundit lidhur me projektet e investimeve në sektorin e turizmit, përfshirë edhe zhvillimet në Zvërnec.

Gjatë fjalës së tij në Konferencën e 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, Rama ka kundërshtuar pretendimet se investimet e huaja në Shqipëri synojnë vetëm ndërtimin e resorteve luksoze për të huajt dhe punësimin e fuqisë punëtore të huaj me paga të ulëta.

Ai i ka cilësuar këto qëndrime si të pavërteta dhe të shkëputura nga realiteti, duke theksuar se interesi i kapitalit të huaj në Shqipëri është rritur vetëm vitet e fundit, si pasojë e zhvillimit të sektorit të turizmit.

Sipas kryeministrit, deri para disa vitesh Shqipëria nuk kishte thuajse asnjë interes nga investitorët e huaj, pavarësisht potencialit natyror të vendit.

Rama: Dua të prek diçka që është bërë një nga barsaletat  e ditëve të fundit, lidhur me një zhvillim që ka ngjallur një debat të madh. Ideja që investitorët e huaj vijnë në Shqipëri për të ndërtuar resorte, të cilat janë për shumë të pasurit dhe për punonjës nga Pakistani, Bangladeshi ose Filipinet sepse duan t’i paguajnë shumë pak është një ide që nuk ka asnjë lidhje me realitetin. Është gabim i madh që të flitet në këtë mënyrë edhe është një gënjeshtër e madhe që të mendohet në këtë mënyrë. Ne nuk kemi një numër të madh investitorësh të madh të huajsh në turizëm. Sapo ka filluar një interesim nga kapitali dhe sipërmarrja e huaj që lidhet me suskesin e Shqipërisë në turizëm. Deri para disa vitesh ne nuk kemi pasur asnjë interesim, zero, nga kapitali dhe sipërmarrja e huaj për të investuar në Shqipëri. Pse? Shqipëria ishte po kaq e bukur, natyra shqiptare ishe po kaq e bukur. Nuk kishte asnë interesim. I pari interesim që pastaj u materializua ishte për Portin Turistik të Durrësit. Pasi iu hap rruga atij investimi  ka filluar të rritet interesi për të investuar në Shqipëri. Pse? Sepse nuk kishte pikë besimi.

ME TE LEXUARAT