Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 4 vite burg për Lefter Kokën!

Aktualitet

Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 4 vite burg për Lefter

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin për 8 të pandehur të akuzuar për "shpërdorim detyre" të marrë të pandehur në dosjen e inceneratorit të Tiranës. 

Mes tyre SPAK ka kërkuar 4 vite burg për Lefter Kokën, ish-ministër i Mjedisit, i cili me gjykim të shkurtuar përfiton dënim të ulët në 2.8 vite. 

Po ashtu 5 vite ndalim nga ushtrimi i funksioneve publike.

Pretenca e SPAK:

Për Lefter Kokën - ish-ministër i Mjedisit - Kërkohet 4 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2.8 vite dhe 5 vite ndalim nga ushtrimi i funksioneve publike.

Për Bledar Karolin - Anëtar i komisionit - Kërkohen 4 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2.8 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.

Për Fatjon Muratin - anëtar i komisionit - Kërkohen 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2.8 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.

Për Taulant Tushen - anëtar i komisionit - Kërkohen 4 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2.8 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.

Për Namik Simixhiun - anëtar i komisionit - Kërkohen 4 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2.8 vite

Për Valbona Ballgjinin - Drejtoreshë juridike - Kërkohen 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, i cili konvertohet në shërbim prove.

Për Sidita Koplikun - anëtar i komisionit - kërkohen 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, i cili konvertohet në shërbim prove.

Për Jetmir Llapajn - ish-punonjës i QKB - Kërkohen 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, i cili konvertohet në shërbim prove.

ME TE LEXUARAT