Identifikohet autori që sulmoi me thikë futbollistin e Flamurtarit në Vlorë
Policia tha se një 21-vjeçar është autori që dyshohet se plagosi me thikë futbollistin e Flamurtarit, Sodiq Atanda.
Sipas policisë, i riu dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërkohë që vijon të jetë në arrati.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Kali i Trojës”, në Vlorë. Sipas bluve, mes tyre ka pasur një konflikt çasti për motive të dobëta.
Futbollisti me shtetësi nigeriane ka mbetur i dëmtuar në dorë dhe pas marrjes së mjekimit në spital, është paraqitur në komisariat për të bërë kallëzimin për rastin.
"Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Kali i Trojës”, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka mbetur i dëmtuar lehtë në dorë, dyshohet me mjet prerës (thikë), shtetasi S. A., 31 vjeç, me origjinë nigeriane.
Pas marrjes së mjekimit në spital, 31-vjeçari është paraqitur në komisariat për të bërë kallëzimin për rastin.
Falë veprimeve të shpejta të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit D. B., 21 vjeç.
Vijon puna për kapjen e tij, i cili paraprakisht dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes", njofton policia.
Ai është shoqëruar në ambientet e spitalit të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që policia po e merr në pyetje.