I vrau vëllain, motra e viktimës rrëfen çfarë i tha i ati pas krimit; Oj bijë m’u errën sytë...

Aktualitet

I vrau vëllain, motra e viktimës rrëfen çfarë i tha i

Brunilda Gjoni, e cila konsiderohet si një mollë sherri për vrasjen e vëllait të saj Asim Gjoni nga babai i tyre Hekuran Gjoni, është shprehur se nuk është fajtore për krimin e ndodhur në familjen e tyre tek Kodra e Priftit mbrëmjen e 1 Shkurtit.

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, Brunilda është shprehur se pas krimit babai i saj i ka thënë që “Oj bijë m’u errën sytë, do më vriste ose do ta vrisja”.


Ajo shtoi se mbrëmjen e krimit ndodhej e pranishme në banesë dhe kur doli për të njoftuar vëllezërit e tjerë për sherrin mes të atit dhe Asimit, në momentin që u kthye e gjeti këtë të fundit të shtrirë në krevatin që babai i tyre flinte.

“Ai u ndihmua ta ndihmonte, por donte të merrte peshqirin. U bë pishman, tha o bijë “ose do të kishte vrarë, ose do ta vrisja se nuk ndryshonte”. E pyeta i thashë ‘pse o ba e bërë këtë punë’,”- tregoi ajo nga shtrati i spitalit.

ME TE LEXUARAT