Sulmi terrorist në sallën e koncerteve në Moskë, shkon në 139 numri i të vdekurve
Dy persona të tjerë janë konfirmuar të vdekur pas një sulmi brutal në një sallë koncertesh në Moskë të premten, duke e çuar numrin e të vdekurve në të paktën 139 të vrarë, tha të hënën një zyrtar i lartë rus.
“Rezultatet fillestare të hetimit tregojnë se sulmi ishte planifikuar dhe përgatitur me kujdes,” tha Alexander Bastrykin, kreu i Komitetit Hetues të Rusisë, në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv.
Shifrat:
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Vdekje: 139 persona të vrarë. 137 vdiqën në vend, 2 vdiqën në spitale.
Identifikuar: 75 nga 139 persona janë identifikuar, duke përfshirë 3 fëmijë.
Shkaku i vdekjes: 40 persona kanë vdekur nga plagët me armë zjarri, 2 persona kanë vdekur nga një kombinim i plagëve me armë zjarri dhe goditje me thikë. Si pasojë e zjarrit, 45 persona humbën jetën nga ekspozimi ndaj temperaturave të larta dhe produkteve të djegies.