I shpallur në kërkim për drogë dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 48-vjeçari në Sarandë

Aktualitet

I shpallur në kërkim për drogë dhe armëmbajtje pa leje,

Bie në pranga 48-vjeçari Teli Qosaj, i shpallur në kërkim për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje armëve dhe municionit luftarak”. Blutë bëjnë me dije se Gjykata e Sarandës ka caktuar në dhjetor për të masën e sigurisë “Arrest me burg”.

“Teli Qosanj, 48 vjeç, banues në Fier, është vënë në pranga pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, me vendimin e datës 17.12.2020 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet si njëri prej autorëve të ngjarjes së ndodhur më datën 31.10.2011, në lagjen nr. 1 Sarandë, ku Policia gjeti dhe sekuestroi në një automjet, një sasi prej 127 kg lëndë narkotike kanabis, një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme procedural”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT