I riu bën thirrjen e fortë nga sheshi: Arrestoni Ramën dhe Ballukun, nuk duam më të paprekshëm para ligjit
Një i ri që mori fjalën gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë kërkoi arrestimin e kryeministrit Edi Rama dhe ish vartëses së tij Belinda Balluku, duke bërë thirrje për një Shqipëri ku askush nuk qëndron mbi ligjin.
Në fjalën e tij, protestuesi deklaroi se qëllimi i tubimit nuk është mbështetja apo kundërshtimi i një partie politike, por kërkesa për më shumë përgjegjshmëri, transparencë dhe drejtësi.
“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun. 73 ditë duke treguar jo cilën parti me urryer më shumë por se si me dashur Shqipërinë. Por dashuria për Shqipërinë nuk kallëzohet vetëm duke ndërruar emrat e njerëzve nëpër zyra, por kur ne të mos pranojmë më që pushteti të mos jetë mbi ne. Na duhet një Shqipëri kur ligji të mos ndryshojë sipas emrit.
Kryeministri, deputeti ta dinë mirë se pushteti nuk është pronë, por përgjegjësi që populli ia ka besuar. Ne kërkojmë institucione, duam transparencë për paratë tona, përgjegjësi kur pushteti gabon.
Ne nuk kërkojmë të zëvendësojmë një të paprekshëm me një tjetër, por mos të ketë më të paprekshëm para ligjit. Ne kemi harruar se si qeveriset Shqipëria. Ne duam një Shqipëri të re. Jo vetëm me njerëz të rinj, por me njerëz të rinj në mendësi.”, tha ai.


