I moshuari thirrje pensionistëve: “Hajdeni në protestë! Mos i mbani fëmijët me zor në shtëpi, por lejojini të dalin në shesh!
Lajmifundit
/
5 Korrik 2026, 21:55
Aktualitet

Pjesë e protestës prej dy ditësh është dhe diaspora shqiptare. Një i moshuar që jeton në Milano kishte një thirrje për bashkëmoshatarët e tij.
Ai iu kërkoi atyre të vijnë në shesh dhe madje të mos pengojnë nipërit dhe mbesat e tyre por t’i lejojnë të bashkohen në protestë.
Gjyshi nga Milano: Vij nga Milano, jam diaspora e Milanos. Jemi këtu për ju Shqipëria jonë, jemi këtu për të ardhmen sepse e ardhmja jeni ju.
I them moshatarëve të mi që të vijnë të gjithë këtu ti lënë nipërit dhe mbesat të vijnë këtu. Mos ti mbajnë me zor në shtëpitë e tyre.


