Plagosi "të dashurin" e nënës në oborrin e banesës, arrestohet 24-vjecari në Tiranë
Arrestohet autori i plagosjes ne Yzberisht.
Lajmi u be me dije nga policia e cila tha se autori i ngjarjes Aleksi Peto, eshte djali i gruas me të cilën 53-vjeçari kishte lidhje prej disa kohësh, pasi ajo ishte e divorcuar me babain e tij.
Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë private.
Sipas policise, në momentin që i riu ka hyrë në oborr dhe i ka parë bashkë, ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar Edi Rrapajn një herë.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me një mjet prerës shtetasin E. Rr., 53 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
I gjeti bashkë në oborr, djali qëllon të dashurin e nënës në Tiranë
Një plagosje me thikë ndodhi pasditen e së dielës në Yzberisht, ku sipas policise, një 24-vjeçar ka qëlluar me thikë një 53-vjeçar.
Njoftimi i policise:
Plagosi me mjet prerës një 53-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori dhe vijon puna për kapjen e tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Strukturat e DVP Tiranë, pas marrjes së njoftimit se në Yzberisht, është dëmtuar një shtetas me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobta menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit, shtetasit A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe vijon puna për kapjen e tij.
Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me një mjet prerës shtetasin E. Rr., 53 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Nderkohe, sipas burimeve, autori i ngjarjes Aleksi Peto, eshte djali i gruas me të cilën 53-vjeçari kishte lidhje prej disa kohësh, pasi ajo ishte e divorcuar me babain e tij.
Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë private.
Sipas policise, në momentin që i riu ka hyrë në oborr dhe i ka parë bashkë, ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar Edi Rrapajn një herë, citon a2.
Rrapaj ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën kurse 24-vjeçari është në kërkim nga policia.