"I fshiva mesazhet që të mos...", zbardhet dëshmia e të dashurit të polices së vetëvrarë

Aktualitet

"I fshiva mesazhet që të mos...", zbardhet dëshmia e

Punonjësja e policisë, Aldorjana Loshi që u vetevrare me armën e shërbimit pasditen e djeshme në Tiranë, do të përcillet neser në banesën e fundit në vendlindjen e saj. Mësohet se një pjesë e ceremonisë mortore do të bëhet në katedralen e Rreshenit, paraditen e së dielës e më pas kortezhi mortor do të udhëtojë drejt fshatit Konaj, aty ku do të prehet e ndjera.

Lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme ku një punonjëse policie 21-vjeç, u vetëvra, mësohet se autoritetet kanë vënë në pranga të dashurin e saj, 28-vjeçarin me inicialet E. N. Sipas njoftimittë policisë, 28-vjeçari dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e Aldorjana Loshit dhe pasi ka njoftuar policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet në telefonin e saj. 

Nga ana tjetër mësohet se i riu ka deklaruar se në gjendje të rënduar psikologjike, ka marrë telefonin e viktimës dhe ka fshirë mesazhet që kishin shkëmbyer së bashku, për të mos u zbuluar lidhja e tyre dhe më pas ishte larguar nga banesa.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

 

 

ME TE LEXUARAT