I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 32-vjeçari

Aktualitet

I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në

TIRANË
Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçar të shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni. Sipas të dhënave zyrtare Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë bënë kapjen e personit të shpallur në kërkim Enea Sinani, 32 vjeç, sepse Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Po kështu nga policia e kryeqytetit janë vënë në pranga dhe 6 persona të tjerë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B., 37 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Gj. H., 24 vjeç, pasi ka aksidentuar dhe më pas është larguar nga vëndi i ngjarjes këmbësorin shtetasin J. D., i cili ndodhet në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore;
A. K., 42 vjeç, G. M., 46 vjeç, dhe R. L., 34., vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;
E. M., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT