Humbet kontrollin e makinës dhe përplaset me barrierat e Spitalit Memorial në Fier
Lajmifundit
/
22 Shkurt 2024, 20:20
Aktualitet
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 19:20 në aksin rrugor "Fier-Lushnjë", në afërsi të Spitalit Memorial, shtetasi O. Ç., duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur barrierat mbrojtëse të rrugës.
Si pasojë e goditjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.