Humb jetën në burg autori i atentatit të "Don Boskos" Andrea Bregasi

Aktualitet

Humb jetën në burg autori i atentatit të "Don Boskos"

Ndërron jetë në burg Andrea Bregasi, autor i dyshuar i atentatit në "Don Bosko".

Mësohet si 32-vjeccari ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe trajtohej me Metadon.

Bregasi u arrestua pak kohe me pare, konkretisht me 11 korrik 2024 pasi ishte ne kerkim prej disa muajsh nga ana e policise.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai akuzohet per ngjarjen e ndodhur në dhjetor 2023 kur shtetasi Rudolf Zefi pronari i një dyqani në zonën e Medresesë në Tiranë i shpëtoi atentatit pasi drejt makinës me të cilën po udhëtonte në rrugën "Don Bosko" u qëllua me 6 plumba.

Disa orë më vonë policia identifikoi autorin si Andrea Bregasi ndërsa në një video të publikuar autori lëviz qetësisht me cigare në dorë pak para se të qëllonte në drejtim të makinës së Rudolf Zefit, 42 vjeç ku po udhëtonin dhe dy persona të tjerë.

Shtatë muaj më pas, policia e Durrësit informoi se ka arrestuar 33 vjeçarin Bregasi në hyrje të një pallati në lagjen nr. 11. Të riut nga Tirana i është sekuestruar dhe pistoleta me 9 fishekë. 

Operacioni u kodua "Precedenti" dhe policia kishte pasur informacion për 33 vjeçarin që po lëvizte i armatosur në qytetin e Durrësit.

 

ME TE LEXUARAT