Himarë/ Kanosi me armë dhe qëlloi në ajër pas konfliktit, arrestohet 53-vjeçari në Bunec

Aktualitet

Himarë/ Kanosi me armë dhe qëlloi në ajër pas

Sekuestrohet pistoleta dhe krehri me municion luftarak. 53-vjeçari dyshohet se qëlloi në ajër pas një konflikti për motive të dobëta.

Një 53-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Himarës, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër pas një konflikti me një person tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bunec, ndërsa në pranga ka rënë shtetasi me inicialet F. L., 53 vjeç, banues në këtë fshat.

Sipas Policisë, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. D., 53-vjeçari dyshohet se ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe ka qëlluar në ajër.

Pas marrjes së njoftimit për të shtënat, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, organizuan operacionin e koduar “Bunec”, duke bërë të mundur arrestimin e tij.

Gjatë operacionit, uniformat blu sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë, si dhe krehërin e saj me fishekë.

Ndaj 53-vjeçarit rëndojnë dyshimet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e konfliktit dhe ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Himarë/Finalizohet operacioni i koduar “Bunec”.

Qëlloi me armë zjarri, në ajër, pas një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bunec, ishte qëlluar me armë zjarri, organizuan punën dhe finalizuan operacionin e koduar “Bunec”.

Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi F. L., 53 vjeç, banues në fshatin Bunec. Nga veprimet hetimore dyshohet se 53-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. D., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në ajër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë dhe krehri i saj me fishekë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Kanosja" dhe "Prishja e qetësisë publike".

ME TE LEXUARAT