"Hera e parë që po bëj një deklaratë, Sara nuk…."/ Postimi i Bardhit ngre dyshimet

Aktualitet

"Hera e parë që po bëj një deklaratë, Sara

Ditën e djeshme në media u publikuan disa postime në profilin zyrtar të Sara Gjordenit, e cila ka sqaruar njëherë e mirë marrëdhënien e saj me Bradhin, deklaratat e babait të saj, si dhe marrëdhëniet e shumë përfolura të saj në të shkuarën

Ajo ka përmendur gjithashtu edhe marrëdhënien e saj mes Bardhit dhe Meritonit, fotot e të cilëve u bënë virale në internet.

Ndërkohë ditën e sotme, në media është bërë viral një koment i Sara-s, në të cilin i kthen përgjigje një fansi që e krahason atë dhe Bardhin me ciftin Luiz-Kiara. Në komentin e saj, ajo shkruan se “unë tre ish të dashur, Kiara 13-të”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mirëpo pasi ky koment është bërë viral në Internet, Bardhi ka bërë një reagim në profilin e tij të Instagramit, duke sqaruar të gjithë ndjekësit e tij se Sara nuk ka akses në Instagramin e saj që prej mbrëmjes së kaluar, duke ngritur dyshimet që në fakt ai koment viral nuk është bërë nga Sara.

“Hera e parë si Bardhi që e bëj një deklaratë mbi këtë situatë. Ju lutem publikut dhe medias që të mos bëjnë lajme pa lidhje. Sara nuk ka akses në Instagramin e saj që prej mbrëmjes së djeshme dhe deklaratave në story. Dhe për këtë ju lutem që deri në një lajmërim të dytë nga llogaria ime, të mos bëhet lajm asnjë mesazh, like, koment, apo postim nga instagrami i Sarës”.

“Po i lëndoni të gjithë palët dhe deri në një moment të dytë kërkojmë mirëkuptim“, përfundon Bardhi.

ME TE LEXUARAT