Hapet para kohe Rruga e Arbrit, ministrja: Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes!

Aktualitet

Hapet para kohe Rruga e Arbrit, ministrja: Drejtuesit e mjeteve të

Me 29 Nëntor, ministria e transportoeve ka njoftuar se do të hapet Rruga e Arbrit.

Ministrja e Infrastrukturës ishte në terren për të parë nga afër punimet dhe pergatitjet pak orë përpara se të hapet për qarkullim.

Ajo u bëri thirrje të gjithë drejtuesve të makinave që të bëjë kujdes gjatë qarkullimit, pasi rruga ende nuk ka përfunduar plotësisht.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Po e hapim para afatit për të lehtësuar qarkullimin gjatë dimrit dhe padyshim jemi në kushtet e kantierit, kështu që duhet shumë kujdes nga drejtuesve të automjeteve përsa i përket kalimit këtu.

Jam me drejtor Qaton këtu, sepse ju do të merrni në dorëzim këtë aks për sigurinë rrugore dhe do ta monitoroni deri kur të jetë i përfunduar.

Moti nuk na ndihmon shumë, por HEC-et e Drinit po mbushen.

Kjo është një rrugë në verilindje të vendit, ku shpesh ka edhe reshje dëbore, prandaj duhet të kemi shumë kujdes në përdorimin e rrugës.

Kur të ketë reshje dëbore do të mbyllim “By Pass”-in, maksimumi 5 ditë në vit dhe do të përdoret rruga e vjetër, por në ditët e tjera do të jetë totalisht i hapur” tha ministrja.

Rruga e Arbrit ka 6 tunele, 5 nga të cilët janë përfunduar dhe njëri është ende në proces.

ME TE LEXUARAT