Grupi “skifterave” që grabitën mbi 60 banesa në Francë/ Apeli lë në burg “të fortin” me 4 emra

Aktualitet

Grupi “skifterave” që grabitën mbi 60 banesa në

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin me burg të Fatbardh Hotit (i njohur edhe si Bardh Hoti, Fatbardh Daci, Bardh Daci).

Ai është dënuar për veprat penale “Vjedhja”; “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, vepra të kryera në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Në përfundim, Apeli ka lënë në burg Hotin. Ai është dënuar përfundimisht me 7 vjet e 4 muaj burgim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi:

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 27.06.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur me çështjen me nr. 38 akti, datë 04.04.2022 regjistrimi, në ngarkim të të pandehurit B.H. (alias F.H., alias F.D., alias B.D.), ku trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça, Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr.10 datë 11.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me faktin penal, cilësimin juridik të faktit penal, masën e dënimit të të pandehurit H. (F.H., F.D. ose B.D.) për veprat:

“Vjedhja”; “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, vepra të kryera në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, të parashikuara përkatësisht nga nenet 134 paragrafi i tretë, dhe 287/b, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, si dhe llojin sigurisë së burgut dhe shpenzimeve proceduriale.

Ndryshimin e vendimit nr.10 datë 11.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën tjetër si më poshtë:

– Deklarimin fajtor të të pandehurit B.H. (F.H., F.D. ose B.D.) për veprën penale “Vjedhja”, më shumë se një herë, kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 134 paragrafi i dytë, në lidhje dhe me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 8 (tetë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

–  Në aplikim të nenit 55 paragrafi i parë i Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit B.H. (F.H., F.D. ose B.D.), me 11 (njëmbëdhjetë) burgim.

–  Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit B.H. (F.H., F.D. ose B.D.), me 7 (shtatë) vjet e 4 (katër) muaj burgim. /abcnews.al

ME TE LEXUARAT