Gruaja tenton të hidhet në lumin Buna bashkë me 4 fëmijët, gati sa s`përsëritet tragjedia në Shkodër
Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Shkodër, pasi një 27-vjeçare ka tentuar të hidhet në lumi Buna bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur.
Ajo është parandaluar nga policia që patrullonte në zonë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, kur e reja është pikasur duket tentuar të hidhet në lumë bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
27-vjeçarja dhe fëmijët e saj u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.
Kjo ngjarje rrezikoi perseritjen e tragjedise se ndodhur ne muajin maj, e cila tronditi Shkodren dhe mbare vendin pasi nëna Alma Arrazi u vetëmbyt në lumin Buna të Shkodrës bashkë më 3 fëmijët.
Shkak i ngjarjes tragjike mendohet se kane qene konfliktet e vazhdueshme me bashkeshortin.