Gripi apo Covid-19? Ekspertët e ISHP tregojnë se si paraqitet situata në vend!
Ekspertët e ISHP-së kanë treguar se si paraqitet situata me virozat në vend, ku një numër i madh pacientësh është regjistruar gjatë javëve të fundit.
Mjeku Artan Simaku shpjegon se personat me risk të lartë nuk duhet të neglizhojnë vaksinimin pasi është shumë e rëndësishme për të kaluar më lehtë simptomat.
“Është shumë e rëndësishme që asnjëherë nuk është vonë për vaksinimin, nëse s’janë vaksinuar në tetor të paraqiten në QSH, gjithashtu edhe shenjat nuk duhen të neglizhohen, por të paraqiten tek mjeku i familjes.
Por të shmangin farmacitë, nënat me fëmijë të vegjël mos të shkojnë direkt tek urgjencat, por të marrin kontakt tek mjeku i familjes. Gripi është sëmundje e zakonshme, por, duhet pasur kujdes sidomos nga grupet me risk të popullatës.
Mbizotëron gripi, në bashkëqarkullim të Covid 19 dhe virusit sinsincial, kryesisht tek fëmijët e vegjë dhe virozat e tjera respiratore. Nga gripi qarkullojnë tipet A dhe B. Nga A, AH1, AH3", tregon mjeku.