Detaje/ Grabitësi kërcënon shitësen e kioskës dhe i grabit shumën e parave

Aktualitet

Detaje/ Grabitësi kërcënon shitësen e kioskës dhe i

Një kioskë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë është grabitur para pak minutash. 

Pronarja e kioskës ka deklaruar se një person i paidentifikuar i ka marrë disa shuma parash. Sipas saj autori ishte i armatosur. Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur hetimet.

 


Pritet që Policia të sjellë më shumë informacion lidhur me ngjarjen.

"Tiranë/Informacion paraprak/ Më datë 08.12.2024, rreth orës 17:10, në një kioskë në zonën e Ish-Bllokut, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se në kërcënimin e një sendi akoma të papërcaktuar (paraprakisht dyshohet pistoletë lodër), i ka vjedhur rreth 300 lekë të rinj shitëses së kioskës dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit."

ME TE LEXUARAT