Gomonia rrezikoi të fundosej, shpëtohen 12 turistë në Vlorë
Lajmifundit
/
1 Maj 2024, 17:18
Aktualitet

Policia kufitare dhe roja bregdetare në Vlorë i kanë ardhur në ndihmë një gomone me 12 persona në bord.
Gomonia ka qënë duke ardhur për në portin e Vlorës, por një defekt në motor ka bërë që mjeti lundrues të rrezikojë për shkak dhe të detit me dallgë.
Policia kufitare ka bërë të mundur duke e tërhequr gomonen me 12 pushues në bord dhe duke i sjellë në kalatat e portit te Vlorës .
Asnjë pushues nuk ka pësuar lëndime.


