Goditi me thikë bashkëmoshatarin e tij, arrestohet 17-vjeçari në Kamëz
Lajmifundit
/
18 Mars 2025, 14:46
Aktualitet
Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij.
Gjithashtu është proceduar një tjetër 17-vjeçar, i cili ka goditur me grushte autorin e dyshuar të plagosjes.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur më 16 mars në rrugën “Besëlidhja” në Kamëz. Mjeti prerës u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
17-vjeçari i dëmtuar është aktualisht në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.