Goditet grupi kriminal në Belgjikë/ Sekuestrohet rreth 700 kg kokainë e fshehur në kontejner, në pranga një shqiptar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Belgjikë/ Sekuestrohet rreth 700 kg

Një grup kriminal është goditur pas një operacioni në Antwerp të Belgjikës. Në pranga ra një shqiptar dhe 4 belgë në kuadër të një operacioni në Antwerp, ndërsa u sekuestrua një sasi prej 672 kilogramë kokaine në një kontejner të ngarkuar me kafe me origjinë nga Kolumbia.

Sipas medias së huaj, nga hetimet u zbulua një 29-vjeçar, i cili dyshohet se i përkiste një organizate që planifikonte trafikun e një ngarkese kokaine.

Të arrestuarit donin të merrnin sasinë e drogës pasi mbërriti në port.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndaj të dyshuarve janë vendosur masat e sigurisë dhe mbi ta rëndon vepra penale e trafikimit të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim.

ME TE LEXUARAT