Gjyqi ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli, dëshmitari në GJKKO: S`më kërkoi votën dhe s`më bëri presion

Aktualitet

Gjyqi ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli, dëshmitari në GJKKO:

Është shtyrë për në datën 14 korrik, ora 14:00, seanca gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, pasi SPAK kërkoi më shumë kohë për paraqitjen e provave shkresore.

Gjatë seancës dëshmoi banori i Vaut të Dejës, Aleksandër Dodani, i cili konfirmoi para trupit gjykues se i qëndron deklarimeve të dhëna më herët në Prokurori.

I pyetur nga SPAK për kontaktet gjatë fushatës zgjedhore të 11 majit 2025, ai tha se Shkreli e kishte telefonuar, por mohoi të kishte marrë premtime për përfitime apo të ishte vënë nën presion për votën.

Dikutimet:

Aleksandër Dodani, dëshmitar: Unë kam dhënë dëshminë te prokuroria, atyre fjalëve u qëndroj.

SPAK: Jeni në dijeni për një investim për një linjë elektrike në shërbim të banorëve?

Dëshmitari: Jo.

SPAK: A e njihni Kristjan Shkrelin?

Dëshmitari: Jemi të zonës. Është kryetar i Bashkisë së Vaut të Dejës.

SPAK: Më 11 maj 2025 janë mbajtur zgjedhjet. A keni pasur kontakt për zgjedhjet elektorale?

Dëshmitari: Unë s’kam pasur kontakt. Më ka marrë në telefon. Kam një mik timin aty në Araç. Zona jonë është e ndarë PS, PD. Miku im është i djathtë, unë jam i majtë. Kristjan Shkreli më ka marrë në telefon. Unë mikut tim (krushkut) i kam thënë të votojë për PS, por ai është demokrat.

Avokati: Ju kërkoi votën kundrejt ndonjë përfitimi?

Dëshmitari: Jo.

Avokati: Kristjani ju ka bërë ndonjë presion?

Dëshmitari: Absolutisht jo.

ME TE LEXUARAT