Gjykata kushtetuese vendos për punonjësen e spitalit privat e përfshirë në hetimet për Ahmetajn, kufizon veprimet e Spak

Aktualitet

Gjykata kushtetuese vendos për punonjësen e spitalit privat e

Pas gjashtë muajsh pritet publikimi i vendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese për rastin e Onejda Ymeraj, një çështje me rëndësi të veçantë që lidhet direkt me mënyrën se si SPAK mund të sekuestrojë dhe kontrollojë telefonat e personave, qoftë ata të përfshirë në hetime apo jo.

Në korrik 2026, Gjykata Kushtetuese rrëzoi veprimet e SPAK ndaj Onejda Ymeraj, punonjëse në një spital privat, në kuadër të hetimeve për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj. Në vendimin e saj, GJK urdhëroi SPAK të fshijë të gjitha të dhënat dhe korrespondencat e marrë nga Ymeraj që nuk kishin lidhje me hetimin.

Ky vendim shënon një precedent të rëndësishëm: çdo personi që i sekuestrohet telefoni nga SPAK nuk mund t’i kontrollohen të gjitha të dhënat personale pa kufizime. Gjykata Kushtetuese sqaron se kontrolli duhet të kufizohet vetëm në informacionin që ka lidhje me hetimin konkret dhe nuk mund të përdoret për të administruar apo përvetësuar të dhëna personale, përfshirë ato intime.

Kur u pyet nga mediat, SPAK deklaroi se do të presë publikimin e vendimit përfundimtar për të sqaruar mënyrën se si do të veprojë në të ardhmen.

Ky vendim i GJK është parë si një fitore për mbrojtjen e privatësisë dhe të drejtave të qytetarëve në hetimet penale.

ME TE LEXUARAT