Gjuha Shqipe dhe ajo Greke (Ekskluzive)

Aktualitet

Gjuha Shqipe dhe ajo Greke (Ekskluzive)

Në monedhë kemi: Kreu i mbretit Ilir Genti një zot i Ilirëve lidhur me figurën (e Hermes = Mercury dhe Poseidonit = Durres) veshur me kapele/causia në të djathtë të kësaj monedhe të mrekullueshme dhe tejet të rrallë, të bronztë nga fisi Ilir ‘Labeati’ {në gjuhën latine, “labeatae”; në gjuhën greke “Labeátai”) që ishin një fis i fiseve që jetonin rreth liqenit të Shkodrës (Scodra) në vitet 175-168 para Krishtit

Monedha në krahun e kundërt siç shihet edhe në figurë ka të shkruar ‘Labia-tan’ dhe një anije të shpejtë ilire “Liburna”.

Shënim: Ilirët, aleatët e mbetur me Romën gjatë luftës së dytë dhe të tretë me romakët, kur mbreti Gentius ishte aleate me Perseus të Maqedonisë; pas betejës së Pydna (168 para Krishtit) territori i mbretërisë së tij u shpërbë në tre pjesë të pavarura, por nën kontrollin romak: Lissos, Labeati, Daorsi.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Pas këtij informacioni së pari na duhet të sqarojme së në gjuhën greke kemi: shkronjën: β = v dhe shkronjat: μπ = b.
Pra kjo do të thotë se të gjitha fjalë – emërtimet e ndryshme që në brendësi të tyre kanë shkronjën ‘β’ gjuha greke i lexon me ‘V’.

Ashtu si edhe herë të tjera kemi shpjeguar se gjuha greke nuk mundet kurrësesi të lexojë në mënyrë korekte monedhat e shkruara si: ΒΑΛΛΑΙ, ΒΑΤΟ, ΒΑΡΓΥΛΊ, ΒΥΛΙΣΣ, ΒΙΘΥΝΙΑ, ΒΥΖΑΝΤΙO, ΑΒΔΗΡΙΤΏΝ, ABYLON por edhe ΒΑΣΙΛΙ-ΑΣ, e plot emërtime të kësaj forme.

Kjo sjell edhe njëherë në vemendjen tonë se edhe monedha e lashtë e fisit ilir ΛΆΒIΑΤΑΝ është e shkruar pastër në gjuhën e pallazgut ilir, në gjuhën pellazgo–shqpe: ΛΆΒΙΑΤΑΝ = LABIATAN, emërtim ky i cili në gjuhën greke do të lexohej LAVIATIAN, pra krejt në kundërshtim me gjithë historianët e të gjithë kohërave deklaruar si edhe i fakteve arkeologjike deri me sot vertetuar, se nuk ka, e nuk kishte fise ilire të quajtura Laviatan, por LABIA/Tan, me kuptimin ‘vende të larta’ boriane, të bardhë (barbar’) ALBAN’.

Kjo është gjuha shqipe e lashtë; mëm’ e gjuhës greke dhe e gjithë gjuhëve të tjera i fiseve ‘Pellazgiote – Mesdhetare’.

ME TE LEXUARAT