GJKKO kalon për gjykim dosjen e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako
Gjykata e Posaçme ka nisur gjykimin për ish-kryetarin të Bashkisë së Durrësit. Vangjush Dako dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë.
Mësohet se Dako nuk ka qenë i pranishëm në seancën e kësaj të mërkure, ku u mor zyrtarisht i pandehur për shpërdorim detyre në dy raste.
Kujtojmë që Gjykata e Posaçme mori vendimin për lirimin nga qelia të Vangjush Dakos më 27 shkurt për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ky vendim u ankimua nga Prokuroria e Posaçme, e cila kundërshtoi vendimin dhe kërkoi rikthimin e ish-kryebashkiakut socialist në burg, por togat e zeza të Apelit vendosën ta linin në fuqi.
Por Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryebashkiakun e Durrësit.
Nga ana tjetër, GJKKO urdhëroi Prokurorinë e Posaçme të plotësonte hetimet lidhur me dosjen për të cilën janë të pandehur Vangjush Dako dhe 10 zyrtarëve të tjerë, përpara se të vendoste nëse do të kalonte për gjykim apo jo, duke i dhënë SPAK 25 ditë kohë.
Gjyqtarja e Flojera Davidhi, i kërkoi SPAK të realizonte aktekspertimin për procedurën e prokurimit të shërbimit konsulencë për projektin e Promenadës Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila, për të cilën pretendon se iu rrit vlera me dhjetëfish duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.