Gjenden turistët gjermanë që ishin zhdukur në malin e Polisit në Librazhd! Zbardhet ngjarja: Braktisën makinën dhe...

Aktualitet

Gjenden turistët gjermanë që ishin zhdukur në malin e

Dy turistët gjermanë që ishin zhdukur prej rreth 48 orësh në zonën e thellë malore të Polisit, në territorin e Bashkisë Librazhd, janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas informacioneve, ata janë gjetur në zonën e fshatit Stavraj dhe po shkojnë drejt Përmetit dhe po i bashkohen grupit të giudës, që i shoqëronte gjatë udhëtimit në zonat malore.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit për zhdukjen e tij, emergjencat civile dhe banorë të zonës kanë ndërmarrë operacionin e kërkimit në këtë terren të vështirë malor ku siç mësohet valët e linjave telefonike janë problem.

Turistët kanë qenë duke shëtitur zonën me automjet dhe si pasojë e një defekti në mjet, e kanë braktisur atë.

Më pas ata kanë dalë në rrugë dhe kanë gjetur një furgon që po qarkullonte në atë zonë, i cili edhe i ka marrë. Fatmirësisht ata tani janë shëndoshë e mirë.

ME TE LEXUARAT