Gazetari nxjerr përgjimin e Lames, "Mos tregoni se 100 mijë objekte nuk legalizohen, do votojnë opozitën"

Aktualitet

Gazetari nxjerr përgjimin e Lames, "Mos tregoni se 100 mijë

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar nje bisede ne te cilen pretendohet se shefi i Kadastres Artan Lame, u kerkon vartesve qe te mos flasin hapur me qytetaret, pronare te mbi 100 mije ndertimeve qe nuk perfitojne legalizim.

Ne bisede thuhet se Lame ka pasur takim me kryeministrin ku eshte vendosur qe pronareve te objekteve te mos u thuhet se shtepite apo pronat e tyre nuk do te legalizohen pasi kjo do ti bente ata votues te opozites.

Postimi i gazetarit:

Sa më shumë afrohet 25 prilli, aq më e egër dhe e paskrupullt bëhet fushata zgjedhore...
Me një fjalë, nga shitja e sapunit për djath, kemi evoluar në shitjen e sapunit për kaçkavall, po nga ai francezi ama.
Ndërsa humbim kohë me “patronazhistet” e partisë, “patronazhistet” e vertete të qeverisë, po bëjnë kërdinë...

Më poshtë keni një rregjistrim audio, sesi një nga agjensitë më të rëndësishme qeveritare, Agjensia Shtetërore e Kadastres, instruktohet qartësisht sesi duhet t’i manipulojë, mashtrojë, apo mbajë me shpresë të kotë, pronaret e afro 100 mije ndërtimeve pa leje, të cilet kane aplikuar për legalizim.

Direktiva eshte e qarte, “nëse u themi që nuk legalizohen shtepite tuaja, i kemi hedhur direkt mish për top per kundërshtarin”...
Prandaj duhet t’i mbajmë varur...

Me një llogari të thjeshtë, 100 mijë ndërtime pa leje, janë minimalisht dy vota për shtëpi, ose 200 mijë vota në kuti, gati me shume se 20 mandate në parlamentin e ardhshem.
Prandaj popull, qëndroni vigjilent deri të dielen...

ME TE LEXUARAT