Gazetari i CNN: Kryeministri i ri i Australisë është arbëresh, si unë
Mbiemri i kryeministrit të ri australian, në italisht rezulton të jetë “shqiptar” dhe britanikja The Guardian shkruan se ky term në Italinë jugore përdoret për të përshkruar një të ardhur nga Shqipëria.
Për origjinën e Kryeministrit të ri të Australisë, Anthony Albanese, ka folur edhe gazetari i CNN-it, Andrew Kaczynski.
Në një postim në Twitter, Kaczynski ka shkruar se Albanese është shqiptar i Italisë, duke shtuar se edhe ai është arbëresh.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
“Ai është shqiptar i Italisë. Mbiemri i tij është Albanese. Është arbëresh, siç jam unë”, ka shkruar Kaczynski.