Gara për kreun e Policisë së Shtetit, zbulohet emri, ja kush kandidati i parë

Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, zbulohet emri, ja kush

Dy ditë para përfundimit të afatit për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i pari që ka aplikuar për këtë pozicion është Shemsi Prençi.

Rreth 1 javë më parë, Ministria e Brendshme ka çelur procesin e aplikimeve për kreun e Policisë së Shtetit, ndërsa Muhamet Rrumbullaku dha dorëheqjen nga ky pozicion dy vite pasi mori detyrën.

Prenci ka qene me heret drejtor qarku dhe shef i sektorit te forcave speciale nderkohe qe ka punuar edhe si keshilltar per emergjencat i Ilir Metes, kur ishte president. 

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, zbulohet emri, ja kush
Shemsi Prenci gjate nje takimi me Ilir Meten


Përkohësisht Policia e Shtetit po drejtohet nga Sokol Bizhga, pas largimit nga detyra te Muhamet Rrumbullakut.

Ne zbatim te ligjit te ri, Ministri i Brendshem nxori udhezimin per procedurat dhe kriteret e emerimit te drejtorit te ri te policise, me qellim plotesimin e vendit te mbetur vakant.

ME TE LEXUARAT