Fotot/ Aksidenti tragjik me 3 viktima në Venecia, 21-vjeçarja italiane, e fejuara e një prej shqiptarëve

Aktualitet

Fotot/ Aksidenti tragjik me 3 viktima në Venecia, 21-vjeçarja

Tre të rinjtë që shikoni në foto janë 3 viktimat e aksidentit tragjik në Itali rreth orës 3 të mëngjesit të së premtes (8 Dhjetor).

Egli Gjeci, 26 vjeç, Altin Hoti, 22 vjeç dhe e fejuara e këtij të fundit, Giulia di Tillio, 21 vjeçe, humbën jetën pasi makina e tyre doli nga rruga në Portogruaro, Venecia dhe përfundoi në një kanal.

Raportohet se drejtuesi i mjetit, tip BMW ka humbur kontrollin e makinës për shkak të shpejtësisë së madhe duke u përplasur me një portë dhe kaloi mes përmes një pronë private duke përfunduar në lumin Lemene.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Trupat e tyre u gjetën nga zhytësit dhe u nxorrën nga makina, pasi automjeti u tërhoq jashtë kanalit me litarë nga zjarrfikësit.

Altin Hoti, i cili ishte edhe drejtuesi i automjetit, raportohet se ishte fejuar prej dy vitesh me Giulia-n.

Gjashtë muaj më parë, familja e tij ishte goditur nga një tjetër humbje e rëndë pasi i vëllai i tij Admiri, 19-vjeç, humbi jetën në një aksident i ngjashëm rrugor në të cilin është përfshirë së bashku me babain e tij.

Fotot/ Aksidenti tragjik me 3 viktima në Venecia, 21-vjeçarja
Altin Hoti (majtas), Giulia Di Tullio dhe Egli Gjeci (djathtas)

 

ME TE LEXUARAT