“Kërkuam arrestimin e Ballukut, jo lirimin e Beqajt!”, Ironi dhe mesazhe therëse në ditën e 64-të të protestës

Në ditën e 64-të të protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, krahas deklaratave të ashpra nga foltorja, qytetarët përcollën edhe mesazhe thumbuese përmes pankartave me humor dhe satirë politike.
Protestuesit e grumbulluar përpara godinës së Kryeministrisë shprehën kundërshtimin e tyre ndaj mazhorancës dhe vendimeve të fundit të institucioneve të drejtësisë.
Vëmendjen më të madhe të pjesëmarrësve dhe përfaqësuesve të medias e mori një pankartë që i referohej drejtpërdrejt zhvillimeve të fundit në vend.



“Ne thamë arresto Ballukun, jo liro Ilir Beqajn!”
Përmes këtyre mesazheve, qytetarët shfaqën pakënaqësinë ndaj asaj që, sipas tyre, përbën standard të dyfishtë në drejtësi dhe mungesë llogaridhënieje nga kabineti qeveritar.



