FOTO/ U gjet i vdekur në tualetin e konviktit të shkollës ortodokse në Gjirokastër, i riu dyshohet se u vetëvra
21 vjeçari Simon Shollai cili u gjet këtë mëngjes i pajetë, është nga Lushnja dhe konfirmohet se kishte ardhur për të kaluar disa ditë në ambientet e konviktit të shkollës ortodokse “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër ku kishte përfunduar më parë studimet.
Ore me pare u njoftua se këtë mëngjes ai është gjetur i pajetë nga shokët në shtratin e konviktit ndërsa pranë tij janë gjetur medikamente të dyshuar si antidrpresantë.
Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të konfirmuar nëse ai ka humbur jetën jetën për shkaqe natyrale apo nga një mbidozë medikamentesh. Pak minuta më parë trupi i të ndjerit është transportuar për në morgun e qytetit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
‘Më datë 16.01.2025, rreth orës 09:55, në tualetet e konviktit të një shkolle private, në lagjen “11 Janari”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve që 21 vjeçari merrte për shkak të depresionit”, bën me dije policia.