U gjet i qëlluar brenda automjetit me armë në Lezhë, del doto e 25-vjeçarit Romario Brunga
Romario Brunga, personi ne foto, është 25-vjeçari i cili u gjet pa shenja jete brenda një automjeti në fshatin Balldre të Lezhës.
Viktima u gjet i vrarë brenda një makine tip Benz ku në krah kishte dhe armë zjarri, ku policia dyshon se mund të ketë kryer dhe vetëvrasje.
Viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga arma.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ngritur postblloqe në zonë për të hetuar rrethanat e ngjarjes.
Viktima u konstatua rreth orës 17:30 minuta të së enjtes, 6 shkurt, nga banorë të zonës, të cilët njoftuan menjëherë policinë në lidhje me rastin.
Policia po heton dy pista, atë të atentatit, por nuk përjashtohet as vetëvrasja. Kjo e fundit pasi viktima ka vetëm një plumb në trup, ndërsa brenda në makinë është gjetur edhe një armë e llojit pistolete dhe një gëzhojë.
Njoftimi:
"Në rrugën e vjetër të Balldrenit është gjetur i pajetë brenda në automjetin e tij, shtetasi Romario Brunga, rreth 25 vjeç.
Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor, është gjetur brenda në automjet një armë zjarri, tip pistoletë, dhe një gëzhojë.
Po nga veprimet e para, rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga armë zjarri.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo me vrasje”, njoftoi policia.