FOTO/ Dyshohet se u rrëmbye, ky është momenti i fundit i Eglant Koçit para zhdukjes

Aktualitet

FOTO/ Dyshohet se u rrëmbye, ky është momenti i fundit i Eglant

Në pamjet e kamerave të sigurisë, shfaqet Koçi me motorin e tij, në datën 4 qershor, kur edhe ai u pa për herë të fundit, teksa ndodhet në parkimin e një pallati.

Për zhdukjen e tij është shpallur në kërkim shtetasi Armand Shaka, 41 vjeç, i cili dyshohet për rrëmbimin e Koçit.

Për zhdukjen e tij është shpallur në kërkim shtetasi Armand Shaka, 41 vjeç, i cili dyshohet për rrëmbimin e Koçit.

Njoftimi:

Tiranë/Vijojnë hetimet intensive për gjetjen e shtetasit E. K., 34 vjeç, i denoncuar nga familjarët si i humbur.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim policor 41-vjeçari që dyshohet se ka mbajtur peng 34-vjeçarin.

Arrestohet një 25-vjeçar, pasi dyshohet se ka përkrahur autorin e dyshuar.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe operacionale të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në drejtimin e Prokurorisë, pas kallëzimit të bërë më datë 05.06.2026 nga familjarët e shtetasit E. K., 34 vjeç, për humbjen e kontakteve me të, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit A. Sh., 41 vjeç, i cili dyshohet se ka mbajtur peng 34-vjeçarin.

ME TE LEXUARAT