FNSH kontrolle në hyrje të Vlorës, momenti kur ndalojnë makinën me xhama të zinj
Lajmifundit
/
22 Prill 2024, 14:36
Aktualitet
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë “FNSH”po kryejnë kontrolle të imtësishme në hyrje të qytetit të Vlorë.
Në fokus të kontrolleve janë automjetet me xhama të zinj, ndërsa kontrollet po kryhen edhe për persona të dyshimtë apo edhe që lëvizin me armë.
Deri në këto momente, konfirmohet se qëllimi mbetet kontrolli, ndërsa nuk ka ende informacione për persona të shoqëruar apo të ndaluar.