Fluks në Durrës/ 10 mijë udhëtarë kanë mbërritur në fundjavë me tragete

Aktualitet

Fluks në Durrës/ 10 mijë udhëtarë kanë

Afro 10 mijë udhëtarë kanë mbërritur në fundjavë me tragete në portin detar të Durrësit.

Gjithashtu me tragetet e linjave Bari-Durrës dhe Ankona Durrës, të shtunën dhe të dielën kanë mbërritur edhe 3021 mjete.

Udhëtarët janë kryesisht familje shqiptare dhe kosovarë që jetojnë dhe punojnë në vendet e BE-së dhe zgjedhin gjithmonë t’i kalojnë pushimet verore në atdhe pranë të afërmve të tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kapiteneria e portit bën me dije se për t’iu përgjigjur këtij fluksi udhëtarësh, kompanitë kanë shtuar numrin e lundrimeve si dhe tragetet në linja, ndërsa autoritetet kanë marrë masat për një përpunim të shpejtë të udhëtarëve.

Gjatë dy ditëve të fundjavës janë kryer 10 lundrime mes brigjeve të Adriatikut (5 tragete në ditë), ndërsa në këtë fillim jave kanë mbërritur në port dy tragetet e linjës së Barit dhe një i Ankonës, që kanë sjellë të tjerë udhëtarë dhe mjete përmes vendkalimit kufitar të Durrësit dhe pasdite e në mbrëmje do të lundrojnë në kthim drejt porteve italiane.

ME TE LEXUARAT