Fluks i lartë lëvizjesh në Korçë, policia shton forcat në terren

Aktualitet

Fluks i lartë lëvizjesh në Korçë, policia shton

Fluks i lartë lëvizjesh është shënuar gjatë gjithë ditës së sotme në qytetin e Korçës.

Sipas Policisë Rrugore, shtimi i qarkullimit lidhet me kthimin e emigrantëve pranë familjeve të tyre në juglindje të vendit, por edhe me numrin e lartë të vizitorëve që kanë zgjedhur Korçën për Festën e Birrës.

Për të monitoruar situatën dhe për të shmangur krijimin e kaosit në trafik, në bulevardet dhe rrugët kryesore të qytetit janë angazhuar forca të shtuara të Policisë Rrugore dhe të Rendit.

Policia u kërkon drejtuesve të mjeteve që gjatë këtyre ditëve të përdorin rrugët alternative, veçanërisht Unazën e Korçës, për të shmangur ngarkesën në akset kryesore të qytetit.

ME TE LEXUARAT