Flamur Noka flet pas daljes nga SPAK: Do më shihni shpesh në këto dyer

Aktualitet

Flamur Noka flet pas daljes nga SPAK: Do më shihni shpesh në këto

Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka qëndruar përreth 1 orë në SPAK, ku ka bërë denoncime për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Pas daljes nga SPAK, në një deklaratë për mediat, ai theksoi se “do më shihni shpesh në këto dyer për të bërë denoncimet”, të ato që i quajti një “farsë elektorale”.

Flamur Noka: “Për të denoncuar aktivitetin antiligjor të kryetarit të bashkisë Krujë dhe Vorën, të cilët sipas informacioneve tona, përdorën paratë tërmetit. Detyra jonë është të denoncojmë farsën elektorale

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Keni kallëzime të tjera?

Flamur Noka:Janë shumë kallëzime, do më shihni shpesh në këto dyer për të bërë denoncimet.

Janë regjistruar si procedime?

Flamur Noka: Janë çështje që janë regjistruar, uroj të shkohet deri në fund dhe të mos ketë ndikim politik,


SPAK do të vazhdojmë ta akuzojmë. Organet e drejtësisë kanë një mundësi për të provuar veten që të dalin jashtë xhepit të qeverisë.

ME TE LEXUARAT