Fitoi tenderin, Behgjet Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të jetë një mrekulli

Aktualitet

Fitoi tenderin, Behgjet Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të jetë

Biznesmeni Behgjet Pacolli, kompania e të cilit fitoi garën për të ndërtuar Aeroportin e Vlorës, deklaroi se ky projekt do të jetë një mrekulli.

Të martë u firmos kontrata mes kompanisë fituese dhe Ministrisë së Infrastrukturës, ku të pranishëm ishin edhe Pacolli e kryeministri Edi Rama.

Fitoi tenderin, Behgjet Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të jetë

Për fjalët me të cilët ky i fundit ju drejtua, Pacolli u shpreh se ndihet i nderuar. Ai zbuloi se e ka patur gjithmonë ëndërr të investojë në Shqipëri.

Fitoi tenderin, Behgjet Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të jetë

“Isha i nderuar të dëgjoj këto fjalë të sinqerta nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pas nënshkrimit të kontratës së Aeroportit të Vlorës në të cilin projekt do ti investojmë qindra milionë Euro.

Fitoi tenderin, Behgjet Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të jetë

Ka qenë gjithmonë deshirë e imja që të lë një vepër time arkitektonike në Shqipërinë tonë. Dhe kjo vepër do jetë një mrekulli.

Kush e di, ndoshta edhe në Kosovë një ditë do të mbizotërojë vetëdija tek njerzit që të respektojne kodin e kulturën e të bërit biznes.”

ME TE LEXUARAT