Festa që u kthye në tragjedi! Shkoi me të fejuarin në Pogradec për Shën Valentin, por vdiq në aksident

Aktualitet

Festa që u kthye në tragjedi! Shkoi me të fejuarin në

Një festë e kthyer në tragjedi! 20-vjeçarja, e cila humbi jetën në aksidetin tragjik në aksin Përrenjas-Librazhd pak pas mesnatës (15 Shkurt), mësohet se kishte shkuar për Shën Valentin në Pogradec së bashku me të fejuarin e saj, 34-vjeçarin Zef Sinani.

Megi Xhetani dhe 34-vjeçari, i cili mbeti i plagosur rëndë pasi mjeti ku udhëtonin u përplas me një kamion me targa nga Shkupi, raportohet se ishin fejuar 3 muaj më parë dhe kishin drekuar ditën e djeshme në Pogradec.

Gjatë kthimit për në shtëpi janë përfshirë në një aksident tragjik që rezultoi fatal për të renë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çifti jetonin në qytetin e Mamurrasit, ndërsa viktima ishte vajzë e vetme dhe studionte në Universitetin e Tiranës.

34-vjeçari Zef Sinani mbeti i plagosur rëndë në aksident dhe ka marrë dëmtime të shumta. I riu u dërgua fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Por, për shkak të gjendjes u transportua për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas policisë shkak i aksidentit, sipas hetimit paraprak, ka qenë humbja e kotrollit të drejtimit të lëvizjes së Benz-it, ku udhëtonte Zef Sinani së bashku me të fejuarën e tij.


Makina që drejtohet nga 34-vjeçari është përplasur me forcë me një kamion me targa të Shkupit.

Raportohet se trupi i pajetë i 20-vjeçares nga Mamurrasi, u transportua në morgun e Elbasanit.

ME TE LEXUARAT