Fermerët e Beratit "flakin" prodhimin, kanalet mbushen me kastraveca

Aktualitet

Fermerët e Beratit "flakin" prodhimin, kanalet mbushen me

Dhjetëra kuintal kastravecë kanë përfunduar në kanalin e vaditjes në fshatin Binaj të Beratit.

Kjo situate nuk do koment, siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga media.

Fermerët, të dekurajuar e dëshpëruar për mungesën e tregut janë detyruar ta hedhin prodhimin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E njëjta situatë e trishtë është në fshatin Kutalli të Dimalit, ku fermerët ankohen për rënien drastike të çmimit të kastravecit në kulmin e sezonit të vjeljes.

Edhe ne Lushnje apo ne Korce, vitet e fundit jane perseritur te njejtat situata me mollet, apo qepet qe prodhohen ne vend e per te cilat nuk ka treg duke dekurajuar keshtu te punuarit e te prodhuarit ne Shqiperi. 

Problemin e kemi me pikat e grumbullimit të cilat na thonë trangulli nuk ecën jashtë ndaj prodhimin na e marrin pa faturë tatimore. Nuk kanë një çmim të saktë por ndryshe thonë në mëngjes ndryshe thonë në darkë. Pikat e grumbullimit na thonë sille prodhimin dhe paratë do t’i marrësh kur të shitet malli. Ne duam një kontroll nga shteti të dimë sa e shesim trangullin, jo nën kosto! Sot çmimi është 40 lek për kg, ndërsa ne kërkojmë që të jetë të paktën 60-70 lek për kg (shumica). Ne kërkojmë që të paktën të nxjerrim shpenzimet tona, se fitim nuk kemi. Me 40 lek për kg jemi të falimentuar. Çmimi duhet shkruhet në mëngjes tek dera jo ndryshe mëngjes ndryshe në darkë.’- tha fermeri Zambak Çela.
Ndërsa fermeri Mariglen Ziu shkon më tej, duke thënë akuzuar Ministrinë e Bujqësisë se favorizon pikat e grumbullimit.

Sot trangulli po shkon 40 lek dhe 30 lekë/kg. Kjo shkon nën koston e prodhimit. 50 lekë është pa krahun punës por me 30 lekë 40 lekë ne jemi të falimentuar. Kishim një takim me ministrin Taulant Balla, ne e falenderojmë për takimin që organizoi  me Mistrinë e Bujqësisë. Na ka thënë që do të ngrihet një task-force për krimin ekonomik dhe na lanë afat një javor por kaluan 20 ditë dhe deri më sot nuk kemi një njoftim. Në këtë rast po favorizohen pikat e grumbullimit”.- tha Mariglen Ziu.
Fermerët rendisin shpenzimet e shumta për kultivimin e perimeve ne sera.

“30 lekë kushton një  fidan plus plehrat kimikë, punimi i tokës, krahu punës. Është i dyti vit që ne po hedhim prodhim. Nëse kjo do vazhdojë do ikin tek fëmijët tanë jashtë nuk mund të shlyejmë dot detyrimet e kredisë. Do heqim dorë nga serat, nëse shteti nuk ndërhyn”. – tha Zambak Çela.
Kam shumë humbje shumë minus unë s’laj borxhet për fidanët që kam blere, pastaj plehërimi, krahu punës, etc. Të jemi të ndërgjegjshëm jo të gjithë fermerët janë të saktë në përdorimin e pesticideve por duhet të kontrollohen nga shteti si dhe duhet të këshillohet fermeri nga agronomi sesa duhet përdori pasi nuk dinë. Ka nga ata që abuzojnë po s’kemi përse të ndëshkohemi në grup. Ne kërkojmë të kemi monitorim nga shteti, si ne ashtu dhe pikat e grumbullimit për çmimin. Apeli im është që shteti të bëjë kontroll tek pikat e grumbullimit se këtu shitet malli dy duar tre duar dhe pa çmim fiks”.- tha Mariglen Ziu.
Një zonë tjetër me prodhimtari të lartë është njësia Hysgjokaj në Lushnje, ku fermerët kanë të njëjtin shqetësim si në Berat. Me çmimin e perimeve çdo ditë në rënie, ata mendojnë vetëm rrugën e emigrimit.

Kastraveci është dobët po e shesim me 40 dhe 50 lek. Ne jemi të punësuar të gjithë në sera. Por me këtë çmim nuk nxjerrim dot shpenzimet. Ne jemi të mbaruar. Do marrim rrugën sërish për Greqi, skemi ca bëjmë. Të paktën të jetë 60 lek e lart, kam marr 400 mijë lek vetëm fidanët. Kam investuar për serat 2 milionë, me kredi, dhe tani nuk e paguaj dot kredinë”, tha fermeri.  
“Çmimi i shitjes filloi me 80 lek/kg dhe tani ka rënë në 40 lek/kg. Ne kemi shpenzuar për serat. Plehrat kimikë janë shtrenjtë. Kështu nuk punohet. Do ikim jashtë se këtu s’kemi leverdi”.

“Çmimi është i dobët, nuk nxjerrim dot shpenzimet. Ne me këtë çmim dalim me humbje, me 3.5 deri në 40 lek për kg. Ne mallin e çojmë në Lushnjë tek pika e grumbullimit, paguajmë vete dhe transportin”, tha një tjetër fermer, citon report tv.

ME TE LEXUARAT