Evakuimi i fëmijës 1-vjeçar nga Gaza/ Brataj: Dridhej nga frika, mendonte se do ndodhin bombardime
Një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza u evakuua në Shqipëri bashkë me familjen e tij, për të marrë kujdes mjekësor në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”.
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në një lidhje direkte me gazetarin e Klan News, Besard Jacaj ka treguar më shumë detaje në lidhje me evakuimin e vogëlushit.
Brataj rrëfeu kalvarin e sëmundjes së fëmijës teksa shtoi edhe faktin se në çfarë gjendje psikologjike ishte familja që erdhi në Shqipëri. Kreu i urgjencës tha se fëmija ishte i frikësuar se nga momenti në moment mund të kishte bombardime.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Skënder Brataj: Të gjitha vendet sidomos Komiteti Evropian prokupohen sidomos për fëmijët sepse nuk është vetëm rasti i trajtimit të tyre, por edhe kur dalin nga reanimacioni të kenë një ndjekje të mëtejshme. Komiteti Europian në bashkëpunim me të gjithë shtetet dhe OBSH ka bërë shpërndarjen e shumë fëmijëve nga Gaza në vende të ndryshme edhe ardhja e këtij qytetari në Shqipëri ishte njëkohësisht me tre shtete të tjera Rumania, Norvegjia dhe një shtet tjetër plus Shqipëria sepse kërkojnë para kohe duke kombinuar sidomos me ministritë e Shëndetësisë dhe në rastin tonë ishte kërkesa kundrejt ministrisë së Shëndetësisë e cila me strukturat e veta me Urgjencën Kombëtare, me Spitalin Nënë Tereza bën të mundur dhe vunë në dispozicion gjithë personelin dhe strukturën për të ndjekur këtë fëmijë i cili kishte kaluar në një gjendje shumë kritike, kishte qenë i intubuar, kishte pasur komplikanca postintubimi dhe sigurisht që duhet të ndiqet për disa kohë se mund të ketë përkeqësime.
Shqipëria bëri pjesë në grupin e vendeve të kontaktuara nga BE nga mbrojtja civile dhe OBSH që do të jenë të herëpashershme. Nuk ka filluar sot ndihma kundrejt familjeve palestineze.
Garantimi i një vendi që do të ndiqej ky fëmijë na vuri në lëvizje të gjithëve. Ajo që mund të them është që fakti që kur fëmijën e çuam tek pediatria tek QSUT pasi u vlerësua dhe asistua ndërsa motra e tij 20 vjeç dhe vëllai tre vjeç shkuan tek qendra e refugjatëve thanë që është e pamundur që të qëndrojnë se fëmija ishte i axhituar dhe dridhej nga frika dhe priste nga një moment në tjetrin plasjen e bombave, pra nuk e kishin idenë se ku po ndodheshin dhe mund të ndodhte nga një moment në tjetrin, kështu që pjesë e luftës patjetër kanë qenë edhe vajza që ishte 20 vjeçe ishte e trembur aq sa u preferua që babi të bashkohej me dy fëmijët.