Tërmetet e vazhdueshme në Santorini, rrëshqitje dheu në disa zona

Aktualitet

Tërmetet e vazhdueshme në Santorini, rrëshqitje dheu në disa

Situata në Santorini vijon të mbetet shqetësues. Qindra tërmete të njëpasnjëshme janë regjistruar në zona të caktuara të Santorinit.

Autoritetet kanë ngritur alarmin dhe kanë paralajmëruar qytetarët që të zbatojnë rregullat, ndërsa kanë ndaluar aksesin edhe në disa zona.

Por situata është edhe më shqetësuese pasi në afërsi të ishullit kanë ndodhur edhe rrëshqitje dherash për shkak të tërmeteve.


Mediat raportojnë se intensiteti sizmik në zonë është intensifikuar dhe lëkundjet janë shtuar. Sipas raportimeve, në orët e fundit janë regjistruar të paktën 10 lëkundje në orë.

ME TE LEXUARAT